Ndodh shpesh që personazhet e njohur të ekranit të shfaqen në publik me të njëjtën veshje.

Kësaj radhe kanë bërë xing me njëra-tjetrën dy këngëtaret e njohura, Bebe Rexha dhe Dua Lipa. Mbrëmjen e djeshme u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve “MTV EMA” dhe Bebe Rexha kishte zgjedhur që këtë vit të vishte një fustan me të cilin dukej mjaft sensuale.

 Pjesa e sipërme kishte formën e një “body” që i nxirrte në pah format trupore, ndërsa poshtë kishte një fund të shkurtër. Ndërkohë thuajse të njëjtën veshje ka pasur edhe këngëtarja e famshme shqiptare, Dua Lipa në “British Awards 2019”, me të vetmin ndryshim që ajo ka pasur, fund të gjatë dhe në ngjyrë tjetër. Në të dyja format kjo veshje duket mjaft bukur dhe këtë vit.