BE teston vaksinën ruse "Sputnik V"

BE teston vaksinën ruse "Sputnik V"

Agjencia Europiane e Barnave ka filluar testimin me përparësi të vaksinës ruse anticovid, Sputnik V.

EMA njoftoi se do të analizojë sa e sigurt dhe efikase është vaksina bazuar në studimet e deritanishme, para miratimit për përdorim publik.

Muajin e kaluar, u konfirmua se "Sputnik V", në mbi 91 për qind të rasteve, rrit imunitetin duke krijuar me sukses antitrupa kundër virusit SARS-CoV-2.

Mbi 40 shtete në botë me më shumë se 1 miliard banorë gjithsej, nga Amerika Latine, në Afrikë dhe Azi, kanë nisur imunizimin me doza të "Sputnik V".

Në Bashkimin Europian, me përjashtim të Hungarisë dhe Sllovakisë, asnjë nga vendet anëtare nuk e ka aprovuar vaksinën ruse.

Kompania që prodhon "Sputnik V" tha të enjten se është gati të shpërndajë doza të nevojshme për 50 milionë europianë duke nisur nga muaji qershor, nëse ajo do të aprovohej nga BE-ja.

Procesi i aprovimit pritet të zgjatë mes dy dhe 3 muajve nëse merret shembulli i tri vaksinave të tjera që unioni europian ka miratuar deri tani kundër kovidit-19, si Pfizer, AstraZeneca dhe Moderna.

Bota Lajme vaksina sputnik v EMA

EMISIONET