BE: Më 27 gusht vazhdon dialogu Kosovë-Serbi në nivel ekspertësh

BE: Më 27 gusht vazhdon dialogu Kosovë-Serbi në nivel

Burimet e Bashkimit Evropian kanë konfirmuar të martën për Radion Evropa e Lirë se më datën 27 gusht në Bruksel do të zhvillohet një takim i radhës në nivel ekspertësh në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimin Evropian.

Nabila Massrali, zëdhënëse e BE-së për Çështje të Jashtme dhe Siguri, ka konfirmuar zhvillimin e këtij takimi të enjten, por pa dhënë hollësi tjera.

“Dialogu i rifilluar në nivelin më të lartë në muajn korrik vazhdon me një varg takimesh në nivel ekspertësh si pjesë e procesit në vazhdim e sipër. Ne mund të konfirmojmë se takimi i radhës do të zhvillohet me 27 gusht. Si rregull ne nuk bëjmë komente për diskutimet që janë në vazhdim e sipër”, ka thënë ajo.

Burimet diplomatike në BE kanë paralajmëruar se në fillim të shtatorit do të mund të zhvillohet edhe një round i takimit në nivelin e lartë mes kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Në Bruksel deri më tani është biseduar për të pagjeturit, të zhvendosurit dhe për bashkëpunimin ekonomik.

Rajoni Lajme Kosovë dialogu kosove-serbi Serbi BE

EMISIONET