BE: Kosova duhet ta kuptojë se dialogu nuk ka alternativë

BE: Kosova duhet ta kuptojë se dialogu nuk ka alternativë

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka alternativë dhe Prishtina dhe Beogradi duhet të jenë të gatshme për vazhdimin e tij dhe arritjen e kompromisit, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi për Çështje të Jashtme i Bashkimit Evropian, Peter Stano, kur u pyet për të komentuar disa qëndrime në Kosovë, përmes së cilave kërkohet pezullimi i dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian në Bruksel.

“Ne jemi të bindur se, për të përmbushur aspiratat e qytetarëve të Kosovës për të ardhme evropiane, Kosova duhet ta kuptojë dhe pranojë se nuk ka alternativë përveç dialogut”, tha Stano.

Sipas tij, “BE-ja vlerëson vizionin e qartë të kryeministrit, Avdullah Hoti, për këtë dhe gatishmërinë e tij për të bërë zgjedhjen e vështirë, duke dëshmuar konsistencë dhe pjekuri, posaçërisht në këto kohë sfiduese”.

“Shoqëria e Kosovës është mjaft e pjekur për të kuptuar se dialogu nuk mund të përdoret për argumente afatshkurtëra politike. Perspektiva evropiane e Kosovës është reale. Por, përmbushja është në duart e qytetarëve të Kosovës dhe liderëve të tyre të zgjedhur. BE-ja mbetet e gatshme tu ofroj çfarëdo ndihme. Lehtësimi i dialogut është një aspekt i kësaj ndihme”, ka thënë zëdhënësi i BE-së. /REL/

Kosove Rajoni Lajme Kosovë dialogu kosove-serbi

EMISIONET