Ivan Perisiç kthehet tek Inter. Pas Radja Nainggolan, i cili u kthye në bazë pas huazimit te Cagliari, anësori kroat tani pritet gjithashtu në Milano.

Bayern Munchen, në fakt, ka vendosur të mos blejë shërbimet e kroatit.

Kjo u komunikua nga trajneri bavarez, Hansi Flick, i cili në intervistën për medain gjermane konfirmoi zgjedhjen përfundimtare të bërë nga klubi:  “Ne vendosëm të mos vazhdonim bashkëpunimin me Perisiç, pas Odriozola dhe Coutinho”, theksoi Flick, që fitoi tripletën në sezonin e tij të parë.

Një mbyllje e qartë që paralajmëron kthimin në Itali të Perisiç, i angazhuar të martën si kapiten në Ligën e Kombeve, në ndeshjen Francë-Kroaci, sfidë e cila u mbyll para kohe për anësorin për shkak të një problemi në gju i cili sidoqoftë nuk shqetëson. 

I refuzuar një vit më parë nga trajnerin Antonio Conte si alternativë për krahun e mesfushës dhe i huazuar gjithashtu për çështje jashtë fushe, kroati tani kthehet në Inter me perspektiva të ndryshme, duke u kthyer nga një vit sigurisht pozitiv që e pa atë protagonist në fitimin e tripletës me bavarezëve. 

Me synimin e një merkato të kujdesshme, Perisiç ende mund të largohet, por vetëm përfundimisht pa huazim dhe për një shifër midis 12 dhe 15 milion euro. 

E njëjta situatë edhe me Nainggolan: Conte do ta vlerësojë me kujdes atë në këtë periudhë dhe më pas do të marrë një vendim përfundimtar. Dhe si alternativë e katërt, sidoqoftë i adaptuar, ai ka arsye të mira për të bindur trajnerin e Interit.