Batutat, Gjokutaj-Gjuzit: Rama ty të ka frikë. Mici: Gjuzi i njeh Ramës çdo cm, se e ka matur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Korrik 2020, 23:22
Në “360gradë” nga Artur Zheji në RTV Ora, juristi Genc Gjokutaj tha se Rama ka frikë nga Kujtim Gjuzi.
Ndërsa aktivisti Ervin Mici shtoi duke thënë se Gjuzi i njeh çdo centimetër Ramës se i ka marrë masat.
Gjokutaj: Unë di vetëm një gjë, Gjuzi, se Rama ty të ka frikë. Me doktorin merret vesh ai.
Mici: Sepse Gjuzi i njeh çdo centimetër, e ka matur, i ka marrë masat.
Gjokutaj: E ka frikë se ky ia di pikat dobëta. Preja edhe një kostum të fundit o Gjuzi!