Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 23 dhe 39-vjeçar, të dy pronarë bar kafesh, pasi u konstatua se ushtronin aktivitet të paligjshëm të basteve sportive përmes telefonit.

“E. P., 23 vjeç dhe Sh. D., 39 vjeç, të dy banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në subjektet e tyre bar kafe, në lagjen nr. 17, Durrës, u konstatua se ushtronin aktivitet të paligjshëm të lojërave (basteve) sportive nëpërmjet telefonit, duke fshehur të ardhurat”, thuhet në njoftimin e Policisë së Durrësit.

Njoftimi i Policisë:

Durrës

Evidentohen dhe goditen 2 raste të zhvillimit të aktivitetit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Arrestohen në flagrancë 2 pronarë subjektesh që ushtronin këtë aktivitet.

Shërbimet e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara në lokale dhe ambiente të ndryshme në qytetin Durrësit, në zbatim të Planit të Masave, kanë evidentuar dy raste të zhvillimit të aktivitetit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Në vijim të veprimeve u arrestuan në flagrancë shtetasit:

E. P., 23 vjeç dhe Sh. D., 39 vjeç, të dy banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në subjektet e tyre bar kafe, në lagjen nr. 17, Durrës, u konstatua se ushtronin aktivitet të paligjshëm të lojërave (basteve) sportive nëpërmjet telefonit, duke fshehur të ardhurat.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Organizmi i lojërave të palejuara”.

Kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë në të gjithë qarkun e Durrësit dhe në këtë kuadër DVP Durrës fton cilindo të denoncojë në numrin 112 ose përmes aplikacionit “Komisariati Dixhital”, çdo veprimtari të tillë të kundërligjshme, duke iu siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit.