Bashkimi me Shqipërinë? Ja çfarë thotë Raportuesja për Kosovën në PE

Bashkimi me Shqipërinë? Ja çfarë thotë Raportuesja

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë se është qasje e gabuar për Kosovën nëse mendon se do i zgjidhë problemet e saja përmes një bashkimi eventual me Shqipërinë.

“Është një gabim të krahasohet një ide bashkimi me Shqipërinë, si alternativë ndaj anëtarësimit në Bashkimin Evropian, veçanërisht si lloj opsioni rezervë, në rast se Kosova mbetet jashtë BE-së për një kohë më të gjatë”, është shprehur Cramon.

Sipas saj, kjo nuk është një alternative, e as një zgjidhje për problemet të cilat qytetarët e Kosovës duan t’i zgjidhin.

“Një referendum i tillë nuk do të ndihmonte askënd dhe sigurisht nuk do të ndihmonte në vështirësitë e Kosovës në skenën ndërkombëtare”, ka deklaruar Cramon për RTVD.

Reagimi vjen pasi kryetari i AAK-së, ish kryeministri Ramush Haradinaj, që synon Presidencën pas zgjedhjeve të 14 Shkurtit, ka shprehur haptazi idenë e bashkimit me Shqipërinë, nëse nuk do të ketë progres në dialogun me Serbinë, e cila do të sillte edhe njohjen.

Lexo edhe:

Vuçiç: Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë një kërcënim për Europën dhe të gjithë botën

“Shqipëria e Madhe”/ Reagon Haradinaj: I dukem i rrezikshëm Vuçiçit dhe Serbisë? Jemi në rrugë të drejtë!

Rajoni Lajme Kosovë kosova shqiperia e madhe Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian viola von cramon

EMISIONET