Bashkiakët në aksion, ndryshojnë natën tabelën, gjobiten automjetet e rezidentëve

Bashkiakët në aksion, ndryshojnë natën tabelën,

Banorët e rrugës mine peza në tiranë janë surprizuar mëngjesin e kësaj të martë kur në automjetet e tyre ishin shfaqur gjoba. Madje në sulm ishte hedhur jo vetëm policia rrugore por edhe ajo bashkiake.

Nga pamjet duket se drejtuesit e automjeteve ashtu si dhe ccdo ditë kishin parkuar automjetet, pasi në të nuk ka pasur tabelë ndalim qarkullimi. Por në një denoncim të mbërritur në ora neës thuhet se përgjatë natës është vendosur një tabelë e cila saktëson devijim qarkullimi me shenjën e ndalim qëndrimit dhe të parkimit

Pa asnjë paralajmërim, dhe kërkesë për të larguar automjetet, rrugorja dhe vendorët kanë nisur me gjoba për çdo makinë të mundshme. Madje denoncuesit shprehen se pjesa dërrmuese e të ndëshkuarve kanë dhe kartën e rezidentit.

Vendi Lajme makina bashkia e tiranes gjobat automjete

EMISIONET