Veliaj jep leje pa projekt, Bashkia firmos kontratën me "Milo 2000" në interes të sipërmarrësit

Veliaj jep leje pa projekt, Bashkia firmos kontratën me "Milo

Pas kontratës që Bashkia e Tiranës ka firmosur me kompaninë Milo 2000 shpk në zonë ende nuk ka një projekt. Për Ora Neës, administrator i kompanisë Milo 2000 refuzon të përgjigjet duke pretenduar se projekti është në kontratë.

Bashkia e Tiranës ka firmosur një kontratë me Milo 2000shpk por ajo që shihet është se në zonë nuk ka një projekt konkret.

Në një lidhje telefonike, administratori i kompanisë Milo 2000 shpk nuk i është përgjigjur pyetjes, duke pretenduar se gjithçka është në kontratë.

"Ajo është kontrata, çfarë të jap informacion jashtë kontratës. Gjithçka është pjesë e kontratës, kaq mund të flas."

Por në kontratën e sipërmarrjes të firmosur me Bashkinë e Tiranës dhe kompaninë Milo 2000 shpk nuk ka të dhëna sa i përket objektit që do të ndërtohet.

Në kontratë thuhet se do të ndërtohen godina banimi dhe shërbimesh, por jo një projekt konkret.

Kjo nuk është hera e parë që Bashkia e Tiranës firmos kontrata pa hapur më parë garë, duke dhënë pronat e saj publike në interes të sipërmarrësve.

Kjo nuk është hera e parë që Bashkia Tiranë favorizon kompanitë private, duke u dhënë leje për ndërtim me anë të marrëveshjeve me negociim.

Vendi Lajme Sociale bashkia tirane lejet e ndertimit milo 2000

EMISIONET