Një ndër kontraktorët që ka lidhur më shumë kontrata me kompaninë Image and Communicationns Development në pronësi të Igli Gjelishtit është Bashkia e Tiranës dhe institucionet në varësi të saj.

Sipas të dhënave të APP-së nga janari i vitit 2017 e deri në dhjetor të një viti më pas janë nënshkruar 4 marrëveshje të cilat kompania e akuzuar nga Partia Demokratike se fondet ja ka lënë kompanive të Karlo Bollinos ka ofertuar një vlerë prej 49.5 mln lekësh të reja pa TVSh.

Tenderi i parë është ai me objekt blerje “Blerje sistem bilaterie për UKT” autoriteti kontraktor i së cilës është ujësjellës-kanalizime Tiranë dhe pjesëmarrës kanë qenë 3 kompani, 2 prej të cilave janë skualifikuar.

Ashtu siç e kemi evidentuar dhe më parë, kjo procedurë është shoqëruar edhe me ankesa nga operatorët e skualifikuar të cilët kishin paraqitur dhe ofertë më të ulët se kompania e Gjelishtit në bashkëpunim me subjektin tjetër.

Pavarësisht kësaj, procedurat kanë vijuar edhe një vit më pas ku i njëjti institucion që është në varësi të bashkisë së kryeqytetit ka zhvilluar procedurën për “Blerjen e sistemit të biletarisë për pikat e reja të UKT-së”.

Në këtë rast, pjesëmarrës kanë qenë 2 subjekte ku ai me ofertë më të ulët është skualifikuar për mangësi në dokumentacion teknik  dhe në këtë mënyrë i vetmi në garë dhe automatikisht dhe fituesi është shpallur Image & Communication Development në bashkëpunim me subjektin tjetër me vlerë e ofruar prej 12.5 mln lekësh.

Pak ditë më pas për tenderin me objekt “Website i Ri” është zhvilluar një tjetër marrëveshje me kontraktorë Bashkinë e Tiranës ku sërish fituesi ka qenë subjekti në pronësi të Gjelishtit.

Sipas të dhënave në buletin përveç kompanive Image & Communication Development kanë qenë dhe 3 të tjera, 3 për të cilave nuk kanë paraqitur ofertë çka u ka sjellë dhe skualifikimin dhe Gjelishti ka fituar me vlerën e ofruar me 11.9 mln lekësh të reja pa TVSh.

Kontrata e katërt më dhjetor të vitit 2018 është lidhur sërish me ujësjellës kanalizimet Tiranë. Bëhet fjalë sërish për “Blerje sistem biletarie” të cilën Gjelishti ka marrë pjesë i vetëm gjë që i ka sjellë dhe fitoren me vlerën e ofertuar 11.3 mln lekësh.

Kjo kompani u akuzua nga PD se fondet e marra përmes tenderave fiktivë ja kalonte botuesit Karlo Bollino dhe për 7 muaj sipas tyre i ka kaluar 1 mld lekë fonde.