Veliaj zhbën historinë, i heq fasadës së Ministrisë së Drejtësisë pllakat e mermerit

Veliaj zhbën historinë, i heq fasadës së Ministrisë

Pasi zhduku sahatin e Tiranës, Teatrin Kombëtar, e shumë objekte të tjera, duket se në axhendën e Veliajt është edhe Ministria e Drejtësisë.

Prej ditësh Fusha sh.pk me leje të bashkisë së Tiranës ka nisur punën për ndryshimin e fasadës, duke hequr pllakat e hershme të mermerit dhe duke i zëvendësuar ato me pllaka, që sipas specialistëve nuk kanë cilësi.

"Institucioni i Ministrisë së Drejtësisë është pronari legjitim i godinës. Rrjedhimisht Ministria duhet të kishte aplikuar për leje në bashki për ndryshimin e fasadës së miratuar vite më parë. Ministria e Drejtësxsë jo vetëm që nuk ka aplikuar për leje por punonjësit as nuk kanë qenë dakord që kjo të ndodhë. Megjithatë bashkia nuk e ka marrë parasysh fare këtë fakt".

Përballë kesaj masakre historike, edhe vetë punonjësit e Fushës nuk duan të komentojnë.

Bulevardi "Zogu i Parë" prej kohësh tashmë duket si një kantier ndërtimi duke shkaktuar stres te përdoruesit e këtij segmenti, por duket se bashkë me të, banorët dhe vizitorët e Tiranës do të përballen në çdo cep të qytetit me shkatërrime pa kriter.

Për këtë ndërhyrje në fasadën e Ministrisë pritet një reagim nga ana e këtij institucioni, nëse kanë kërkuar riparimin e fasadës së kësaj godine apo jo.

Vendi Lajme Sociale bashkia tirane ministria e drejtesise

EMISIONET