Bashkia e Fierit harron fshatrat, Kreshpani i pakalueshëm nga balta

Për të shkuar nga fshati Kreshpan për Vjosë, duhet të kalosh nga ky segment i cili është bërë i pakalueshëm.

Janë rreth 60 familje që vuajnë mungesën e investimeve.

Banorët thonë se as me çizme nuk kalojnë dot nga kjo rrugë.

"Copë-copë, gjithë gropa. Balta kalon mbi çizmet".

"Gjendja shumë e vështirë te kjo rrugë, kur bie shi nuk kalojnë dot as makina.

"Nuk shkojmë dot as deri te xhamia nga rruga. Edhe lart nuk shkon dot nga balta, fëmijët shkojnë në shkollë."

Mbeturinat që janë hedhur buzë rrugës, janë një tjetër problem për banorët, të cilët shprehen se bashkia Fier e cila drejtohet nga Armando Subashi nuk ka ka kryer investimet bazë. 

"Plehrat i kanë hedhur këtu, nuk ka kosh."

Edhe uji është një problem që shqetëson banorët e kësaj zone.
Banorët e fshatit Kreshpan thonë se në mungesë investimesh nga Bashkia janë detyruar që të investojnë edhe vetë në rrugët e lagjeve.

"Vetë e kemi shtruar këtu."

Vendi Lajme fier Sociale investime kreshpan

EMISIONET