Përmes një video të postuar në Facebook, kreu i opozitës, Lulzim Basha shkruan se Shqipëria duhet të ecë në një rrugë të sigurt drejt Bashkimit Evropian.

Basha thekson se Rama vetëm e ka larguar Shqipërinë nga Bashkimi Evropian dhe PD do të korrigjojë të gjitha dështimet e Ramës.

Basha: Shqipëria duhet të ecë në një rrugë të sigurt drejt Bashkimit Evropian. Kjo nuk ndodhi gjatë 8 viteve të Ramës. Rama vetëm e ka larguar Shqipërinë nga Bashkimi Evropian. Ne do të korrigjojmë të gjitha dështimet e Ramës, përfshirë këtu edhe këtë dështim.

Ashtu siç e anëtarësova Shqipërinë në NATO, ashtu siç liberalizova vizat, jam i sigurt se të gjithë së bashku do ta integrojmë Shqipërinë në Bashkimin Evropian.