Basha: Rama nuk del në debat se është i dëshpëruar, nuk përgjigjet dot për 8 vite në qeveri

Basha: Rama nuk del në debat se është i dëshpëruar, nuk

Në një intervistë me gazetaren Sonila Meço në Tempora në RTV Ora, kreu i PD-së, Lulzim Basha u shpreh se Rama nuk vjen në debat sepse ka frikë.

Sipas Bashës, ai është i dëshpëruar dhe nuk ka përgjigje për ato që duhet të përgjigjet si kryeministër në plot 8 vite.

Sonila Meço: Refuzon debatin dhe më ka ardhur çudi sepse ftesa juaj ka qenë këmbëngulëse vijimisht. Eja në debat, eja në debat.

Lulzim Basha: Seriozisht ju ka ardhur çudi?

Sonila Meço: Përgjigjen që lexova u treguam të kujdesshme, ishte se nuk mund të vij në debat me një njeri që është dhëndër tek Meta dhe Berisha. Dhe kur ndodhi historia e çështjes së kontrollorëve të aeroportit të vetëm ndërkombëtar në Shqipëri, puçi iu atribuua Metës dhe Berishës si dy njerëzit le të themi që mbajnë gjallë aortën e funksionimit opozitar. Ju duket një anashkalim nga Edi Rama apo...?

Lulzim Basha: Është e njëjta histori e lodhur e cila tashmë në fund të 8 vjeçarit nuk pinë më ujë as brenda shtabit qendror të Partisë Socialiste. Të gjithë e kuptojnë, këto janë simptomat e një njeriu të dëshpëruar, i cili edhe njëherë e them, nuk ka përgjigje për pyetjen kryesore që duhet të përgjigjet një kryeministër që ka qeverisur jo katër, por plot 8 vite. Çfarë ke bërë këto 8 vite për këtë vend?

https://youtu.be/YNY2UCV4uTw

Uncategorized Vendi Lajme Politikë Lajmi i fundit rama basha debat

EMISIONET