Plani i rimëkëmbjes: Basha e Rama replikojnë me njëri tjetrin, "Palaço, shalqi me provë"

Plani i rimëkëmbjes: Basha e Rama replikojnë me njëri

Pak ditë pasi e publikoi në selinë e Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka nisur prezantimin e planit të rimëkëmbjes ekonomike për 6 muaj edhe me përfaqësues të biznesit.

Në një takim me biznesin në Durrës, lideri demokrat e vuri theksin te financimi i drejtpërdrejtë i biznesit me të paktën 1 mijë euro, si edhe 160 mijë lekë për ata që kanë humbur vendin e punës për të rritur konsumin.

"Ne po themi, tani duhet t’i dalim përpara kësaj dhe që të dalësh përpara, biznesi i vogël merr një çek 1 mijë euro. Aq sa janë, nuk janë më shumë 100 mijë biznese, të regjistruara. Janë edhe me pak. Ndërsa për të nxitur konsumin në veçanti të këtyre shtresave, atyre që kanë humbur vendin e punës, 160 mijë lekë është minimum jetik.

Nuk themi se është e mjaftueshme natyrisht për një kryefamiljar, po është minimum jetik. Atyre që kanë humbur vendin e punës, 160 mijë lekë është minimum jetik. Atyre që rimerren në punë, 200 mijë lek në muaj për 6 muaj paketën. Për 6 muaj, nga sot deri në fillimit të prillit."

Basha paralajmëron rënie ekonomike në muajin nëntor, ndaj i bën thirrje Qeverisë që të marrë masa dhe të zbatojë planin e propozuar nga opozita.

"Ne e dimë që rënia do të thellohet, tetor-nëntor rënia ekonomike do të thellohet, prandaj duhet filluar që tani duke u ardhur në ndihmë njerëzve me ato masa që kemi propozuar. Pastaj janë gjëra të tjera që do të zgjidhen pas 25 prillit."

Ndër të tjera plani i Partisë Demokratike parashikon financim të drejtëpërdrejtë edhe për punëmarrësit me 20 mijë lekë si edhe 2 mijë lekë për pensionistët.

Në përgjigje kryeministri Edi Rama vijon të tallet.

Pasi e quajti Bashën “shalqi me provë, i pangrënshëm”, sot shefi i qeverisë, përmes një statusi në Twitter, ironinë e tij e vazhdon me presidentin Ilir Meta, kryetaren e LSI dhe ish kryeministrin Sali Berisha.

“Programi i Lulit është një tramvaj me shalqi që nuk piqen kurrë, me Ilirin makinist, Monikën fatorino, Saliun shkarkues gazrash dhe vetë Lulin pasagjer VIP”, shkruan Rama në Twitter.

Replikon Basha
Ne replike Përmes një reagimi po në twitter, lideri i opozitës i kujton shefit të qeverisë se “gërrvërret prej palaçoje nuk e mbulojnë dot dështimin dhe krizën ku i ke zhytur njerëzit”.

“Gërrvërret prej palaçoje nuk e mbulojnë dot dështimin tënd dhe krizën ku i ke zhytur njerëzit. Pas çdo gërrvërri ti fsheh vjedhjet e qeverisë prej miliona eurosh, si mbrëmë me inceneratorët. Para që duhet të shkojnë te shëndetësia, të papunët, pensionistët e biznesi në krizë”, shkruan Basha.

https://youtu.be/FymFeFsgxUE


Vendi Lajme Politikë plani i rimekembjes

EMISIONET