Basha premton fermerët: Do të ulim naftën dhe do japim fondin prej 100 mln euro në vit

Basha premton fermerët: Do të ulim naftën dhe do japim fondin

Kryedemokrati Lulzim Basha, në një takim me fermerët në fshatin Grevë të Dibrës, ka thënë se një vendimet që do të vendos në zbatim do të jetë subvencionimi i kostove të fermerëve dhe vendosja e një fondi për ta nga buxheti i shtetit me një vlerë prej 100 mln euro në vit.

Basha gjithashtu premtoi uljen e çmimit të naftës. Ai është ndalur edhe tek anëtarësimi i Shqipërisë në BE dhe tha se ai e di si shkohet në këtë rrugë, e këtu, përmendi suksesin e korrur nga PD, për heqjen e vizave.

“Jam i lumtur që vij në vendin e gjyshërve të mi. Do diskutojmë se si ta nxjerrim fermerin dibran nga kriza tetë vjeçare dhe si ta kthejmë këtë pasuri të madhe që ka Dibra, në mirëqenie të tillë që të mos i shkojë mendja asnjë të riu apo të reje dibran për t’u larguar nga vendi. Edhe njëherë faleminderit nga zemra për këtë organizim dhe mikpritje. Fitorja e 25 prillit do i takojë në radhë të parë shqiptarëve. Së dyti zotimet tona janë kuptuar drejt. Këtë program e kemi hartuar prej më shumë se dy vite nga ekspertët më të mirë që vendi ka, por edhe në bisedat me ju. Të kurosh një sëmundje duhet të bësh diagnozën e duhur, e dyta duhet të jesh realist. Ne nuk kemi ardhur me një projekt dhe premtime sa për fushatë.

Ne kemi ardhur me zgjidhje që zbatohet përtej atyre maleve, në Maqedoninë e Veriut. Në Kosovë marrin 100 mln euro subvencione në vit. Çdo fermer në Dibër e mbush mjetet bujqësore me naftë në Maqedoni, sepse tek ne është e treta më e shtrenjta në botë, për shkak të taksës, ai e shtoi taksën, por në fakt, në fushatë premtoi të kundërtën. Toka është braktisur, toka ka rënë.

Ai prodhim që korret e vilet, gjysma përfundon në kanal. Të gjitha këto probleme janë politike, të shkaktuara nga keqqeverisja, zgjidhja e parë është paketa e subvencioneve direkte, 100 mln euro në vit, që do të rezervojmë nga buxheti i shtetit. Nuk kanë munguar paratë, por dëshira dhe vullneti për të ndihmuar fermerin shqiptar.

Gjysma e popullsisë në këtë vend punon me tokën dhe tregu ynë të mbytet nga eksporti, sepse prodhimet e tyre janë subvencionuar. Subvencionimi do të sjellë uljen e kostos për fermerin, qershi apo mollë, mjaltë apo peshk, të gjithë do të përfitojnë nga ulja e kostove.

Dapi, pesticidet, proceset mekanike aty ku ndodhin, të gjitha do të përfitojnë tek subvencionimi ku do të synohet minimizimi dhe zerimi i tyre. Prodhimet do të vijnë me çmime konkurrues, më të freskët, më të mirë, sepse vjen nga toka jonë, e jo nga Egjipti.

Do të bëj të mundur që jo vetëm të mos futeni në borxh. Kjo që kemi sot është mesjetare, e gjithë Shqipëria në dorë të një njeriu, kjo është mesjetë dhe mesjeta e errët, prandaj janë goditur profesionistët, ju. Ata që kanë mirëqenie kanë pavarësi, ata janë gjendje të gjykojnë cilat janë qeverisja e mirë dhe e keqe. Thelbi i programit tonë është t’ia kthejnë Shqipërinë shqiptarëve, është që t’ia kthejnë fermerëve shqiptar.

Programi ynë prej 100 mln euro subvencione do të sjellë efekte të menjëhershme, prodhimet tua nuk do të hidhen, por do të sjellin fitime në xhepin tuaj. Pra përmirësimi i gjendjes së fermerit shqiptar, do të sjellë fitime për ju. Hapi i dytë është infrastruktura dhe këtu kam parasysh jo vetëm ata që mungojnë, por edhe infrastrukturën e tregjeve.

Kam parasysh rrjetin e magazinave, sepse me të vërtetë në një vit keni mbiprodhim. Ne do të bëjmë të mundur atë që na ka dhënë BE për të eksportuar produktet dhe një sasi do të jetë këtu tek ne, por ky është një lajm i mirë. Të blesh një impjant, e të punësosh njerëz nuk duhet parë si krim, por si mundësi, objektiv.

Premtimi tjetër është që shumë shpejt do të hapim negociatat me BE, Rama nuk e njeh atë rrugë. Unë e njoh, s’është e lehtë, është një nga rrugët më të vështira. Shumë modest më tha tregoheni për heqjen e vizave. Sot shqiptarët lëvizin pa viza. Unë e njoh atë rrugë, ata na njohin ne dhe na besojnë. Ecja në atë rrugë premton jo vetëm 150 mln euro në vit, por edhe dhjetërave milionë të tjera që kanë të bëjnë me fermerin”, tha Basha.

EMISIONET