Basha për naftëtarët: Stolia e një Ministri do të mbulonte një muaj pagë të tyre

Basha për naftëtarët: Stolia e një Ministri do të

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, premton  hetim të korrupsionit në rafinerinë e Ballshit me të ardhur në pushtet, qoftë nga qeveria socialiste ashtu edhe nga ajo demokrate.

 “Ky është një element korrupsioni që nën qeverisjen time nuk do të kursejë asnjë, as në këtë qeverisje dhe as në atë para saj”, tha  Basha.

Duke folur për pagat e prapambetura të naftëtarëve, kryedemokrati tha se për të mbuluar  një muaj paga do të mjaftonte vlera e një stolie të një nga ministrat e qeverisë.

“ Rasti i naftëtarëve është një simptomë më e vjetër, ku korrupsioni ka arritur në elementë të paimagjinueshëm. Imagjinoni  që vetëm një stoli e një ministri të qeverisë do të mjaftonte për të mbuluar pagat e tyre për një muaj. Një pasuri që i  takon shqiptarëve dhe një komuniteti, që është shfrytëzuar në mënyrën më çnjerëzore. Në kurriz të këtyre njerëzve janë paguar 2 apo 3 individë  dhe paguajnë gjithë shqiptarët”.

Duke shpalosur platformën e tij, Basha tha se ai dhe forca politike që ai drejton ka dy qëllime kryesore.

Dy qëllimet kryesore tonat janë të krijojmë një shtresë të mesme, institucionet i takojnë qytetarëve shqiptarë”, tha Basha.

Kreu i demokratëve theksoi rëndësinë e shtresës së mesme në një shoqëri demokratike, ku siç tha ai është “lokomotiva e zhvillimit” pasi kjo shtresë krijon pavarësi ekonomike.

Ai shtoi se aktualisht vetëm 20 mijë individë në Shqipëri i plotësojnë kushtet ekonomike për të qenë shtresë e mesme, çka sipas tij do të thotë se sistemi ka dështuar.

Në vlerësimin ekonomik, shtresë e mesme në Shqipëri janë ata individë që kanë mbi 1 milion lekë të ardhura në muaj. Me këtë pavarësi financiare shtresa e mesme përbën lokolmotivën e zhvillimit të një vendi. Shtresa e mesme është garancia e demokracisë. Sa shqiptarë janë sot mbi 1 milion lekë? Vetëm 20 mijë shqiptarë kanë paga mbi 1 milion. që do të thotë se sistemi ka dështuar. Kemi 900 mijë të varfër dhe disa njerëz që janë multi miliarderë. Ligji i shtresës së mesme është se shtresa e mesme ndihmon vetveten që të shumëfishohet.”, tha Basha.

Deklaratat kreu i PD-së i bëri në emisionin "Opinion" të Blendi Fevziut.

Vendi Lajme lulzim basha Politikë naftetaret e ballshit

EMISIONET