Kreu i PD ka shpresë deri të enjten që PS, më në krye Edi Ramën, të tërhiqet nga rrëzimi i dekretit të Presidentit – për ndryshimet në kod – të enjten në Kuvend.

Në rast të kundër lideri i opozitës së bashkuar tha gjatë bashkëbisedimit të përditshëm me gazetarët, Europa, për shkak të Edi Ramës, do t’i mbyllë derën Shqipërisë.

Lulzim Basha: “Kur ishim gati për të hequr vizat Edi Rama shkruante letra në Bruksel po i hoqët vizat shqiptarëve do ju vijnë të gjithë azilantë. Kur ishte puna për të marrë statusin e vendit kandidat e bllokoi me tre ligje. Tani që kushti i vetëm janë zgjedhjet e lira e të ndershme prapë prej frikës së tij po i mbyll shqiptarëve derën e Europës.

Krijimi i lëvizjeve të reja nga radhët e demokratëve, siç është rasti i Jozefina Tollait, për Lulzim Bashën, janë lëvizje elektorale të kryeministrit Edi Rama.

Lulzim Basha: “Nuk ka asnjë parti të dalë nga PD ka vetëm parti të dalë nga Edi Rama”

Basha i ka kërkuar SPAK-ut që të vihet në lëvizje për të hetuar inceneratorët e denoncuar nga opozita, pasi sipas tij po kërcënohen dëshmitarët.

Lulzim Basha:”Përsëris SPAK të ndërmarrë urgjentisht veprimet hetimore për këtë aferë mafioze. Të nisë urgjentisht marrjen e pyetjeve dhe të mbrojë cdo dëshmitar kyç që ka lidhje me këtë aferë.”

– Kreu i PD ka akuzuar qeverinë për fshehje të shifrave të të prekurve me COVID- 19 në vend. Sipas Bashës, duke ju referuar një epidiemologur, numri i të infektuarëve shkon rreth 2500 persona në 24 orë .

Cfare reagoi Berisha dje? Një ditë më parë, ish kryeministri dhe ish lideri historik i PD, Sali Berisha teksa fliste për ish kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli, do të shprehej se, është një gabim i Bashës pasi sipas statutit të PD, i takon të kandidojë. Sakaq ai nuk ka dashur të komentojë refuzimin e Topallit për të qenë pjesë e listave në këto zgjedhje.

Pa asnjë diskutim. Jo vetëm për të, por për disa prej tyre, e kam thënë disa herë. Ata ishin njerëz me investime të pamohueshme dhe s’mund të kem dyshime. Topalli është shprehur se nuk e pranon kandidimin dhe nuk më mbetet gjë që të komentoj“, do të shprehej Berisha.