Në ditën e dytë të qëndrimit në Kosovë lideri i opozitës, Lulzim Basha, u takua me kreun e Komunës së Prishtinës. Në konferencën për shtyp kryedemokrati tha se bashkëpunimi mes Kosovës dhe Shqipërisë duhet të jetë i plotë dhe i sinqertë, dhe se Tirana duhet të heqë dorë nga protagonizmi i pavend. Kreu i opozitës shqiptare, vizitoi edhe Mitrovicën.

Lulzim Basha i vijoi takimet në Kosovë edhe të martën, ku u takua me kreun e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetin.

Basha tha se bashkëpunimi mes Kosovës dhe  Shqipërisë, nuk duhet të jetë çështje protagonizmi, por një proces i plotë dhe i sinqertë.

 Basha: Angazhimi i parë që kam marrë gjatë kësaj vizite në Prishtinë, është që bashkërendimi mes Tiranës dhe Prishtinës të jetë i plotë dhe i sinqertë dhe në funksion e në mbështetje të institucioneve të republikës së kosovës dhe forcave politike të Kosovës. Ky është shërbimi më i mirë që mund të bëjë Tirana, larg protagonizmit të pavend, dhe larg iniciativave të pakonsultuara të cilat kanë sjellë dëme të cilat duhet të rikuperohen, dhe mund të rikupersohen vetëm përmes një përqasje të tillë si ajo që siguroi shpalljen e pavarësisë, njohen e Kosovës masivisht nga antarët e komunitetit ndërkombëtar.

Duke iu referuar aktakuzave ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe ish kryeparlamentarit Kadri Veseli, Luzim Basha tha se drejtësia ndërkombëtare nuk duhet  veprojë me dy standarde.

Basha: Askush dhe asgjë nuk mundet ta njollosë luftën çlirimtare të Kosovës që ishte jë luftë mbrojtëse ndaj një agresori me synim spastrimin etnik të Kosovës. Unë vetëm jam produkt i këtyre spastrimeve etnike që detyroi gjyshërit e mi të largohen nga Kosova. Drejtësia nuk mund të ketë dy kute, boll me një peshore që rëndon me akuza ndaj mbrojtësve të viktimave, ndërsa krimet çnjerëzore në Kosovë mbeten pa autorë.

Ndërsa Shpend Ahmeti tha se ndihma e Shqipërisë në këtë kohë është më e domosdoshme se kurrë.

 Ahmeti: E falenderoj Lulzimin për interesimin e vazhdueshëm që ka pasur për Kosovën. Në këtë periudhë nevojitet kohezion i mirë i faktorit politik brenda Kosovës por edhe koordinim i faktorit shqiptarë në përgjithësi. Kjo është periudhë e vështirë për Kosovën jo vetëm në aspektin politik të jashtëm sa i përket Gjykatës por edhe sa i përket dialogut. Ndihma e Shqipërisë është më e domosdoshme se kurrë.

Lideri i opozitës shqiptare Basha u ndal edhe në Mitrovicë, të cilën e cilësoi si kryeqytetin e Kombit Shqiptar, ku takoi kryetarin e komunës Agim Bahtirin.

Pas këtyre takimeve, Basha  kreu homazhe tek varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe tek varri e kulla e Isa Boletinit. Basha do të zhvillojë homazhe edhe te Memoriali i Jasharëve në Prekaz.

Ditën e djeshme (20 korrik), Basha u takua me kryeministrin Avdullah Hoti, presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kryetaren e Kuvendit Vjosa Osmani, kryetarin e AAK-së Ramush Haradinaj, kryetarin e Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj dhe drejtuesit e LDK-së e PDK-së.

Lexo edhe: Premtimi i Bashës nga Prishtina: Ditën e parë si kryeministër do heq taksën e Rrugës së Kombit

Thaçi pas takimit me Bashën: Koordinim mes Uashingtonit dhe Brukselit për dialogun

Vizita e Bashës në Kosovë, Osmani: Të vijojmë qëndrimet tona kundër aventurave të rrezikshme për ndryshim kufijsh

Ankesa për abuzime me çmimet në bregdet, Basha mbron operatorët shqiptarë në Prishtinë

Basha takon Fatmir Limaj: Rikonfirmoi gatishmërinë e PD-së për institucionet e politikat e Kosovës

Basha: Haradinaj jo vetëm bëri luftën, por edhe e mbrojti para drejtësisë ndërkombëtare