Basha: Ne besojmë te shtresa e mesme, do të luftojmë sundimin e monopoleve dhe oligopoleve

Basha: Ne besojmë te shtresa e mesme, do të luftojmë sundimin e

Përmes një video postimi në Facebook, krye i opozitës, Lulzim Basha u shpreh se qeverisja e PD-së do të luftojë për një ekonomi tregu ku nuk sundon monopoli apo oligopoli.

Basha shtoi se partia e tij do të besojë te shtresa e mesme, shtylla e zhvillimit ekonomik dhe stabilitetit demokratik. 

Basha: Shqipëria fiton shtresën e mesme përmes tregut. Do të luftojmë për një ekonomi tregu ku nuk sundon monopoli apo oligopoli. Ne do të fokusohemi jo vetëm në biznesin e madh, por edhe tek biznesi i vogël dhe i mesëm. Ne besojmë tek shtresa e mesme, shtylla e zhvillimit ekonomik dhe stabilitetit demokratik. 

Vendi Lajme ekonomi lulzim basha Politikë monopole oligopol sundim

EMISIONET