Basha me biznesin në Durrës: Programi ynë ekonomik e kthen Shqipërinë në duart e prodhuesve

Basha me biznesin në Durrës: Programi ynë ekonomik e kthen

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e ka nisur mëngjesin e sotëm duke vizituar njël biznes në Durrës.

Gjatë komunikimit me pronarin dhe punonjësit e një fabrike, kryedemokrati u shpreh se programi i PD e kthen Shqipërinë në duart e prodhueseve

"Problemi i energjisë mbetet problem kryesor për ekonominë. Kur kemi folur për energjinë kemi folur për ata qytetarë që kanë pamundësi për ta paguar. Nuk duhet të harrojmë që është jetike për ekonominë. I gjithë programi ynë ekonomik e kthen  Shqipërinë në duart e prodhuesve.

Sot energjia vijon të jetë e monopolizuar nga dy korporata të korruptuara deri në palcë. Unë nuk premtoj që do të bëj gjëra si në Gjermani, por do të bëj ato që bën Maqedonia e Veriut për të mbështetur qytetarin e saj. Sot Shqipëria ka arritur në këtë pikë sepse kryeministri është ortak me pesë persona dhe kjo situatë mund të zgjidhet me një qeveri që mbështet qytetarin. Turp dhe skandal që në 2021 të punojë me gjenerator”, u shpreh ndër të tjera Basha.

Lexo edhe:

PD premton liberalizim të tregut të energjisë, Basha: Bashkimin e tregjeve të energjisë me Kosovën

Vendi Lajme durres Politikë biznesi basha Aktualitet programi

EMISIONET