Për kryedemokratin Lulzim Basha 25 prilli do të jetë dita kur kryeministri Rama do të largohet nga pushteti.

Basha, përmes një postimi në rrjetin social Twitter shkruan se duket se Rama e ka të vështirë të kuptojë që shqiptarët anembanë vendit janë lodhur prej tij.

Basha: Kur Rama qesh, Shqipëria qan. Duket se ai e ka të vështirë të kuptojë që shqiptarët anembanë vendit janë lodhur prej tij. Këtë do ta mësojë mirë në 25 Prill kur ta largojmë dhe të sjellim një të ardhme më të mirë për familjet shqiptare.

Kur na ndajnë edhe 2 muaj nga fushata elektorale, dy krerët e partive më të mëdha në vend deri më tani nuk janë përballur në një debat televiziv më njëri-tjetrin, por vazhdojnë duke e zhvendosur këtë debat indirekt në rrjetet sociale apo në studiot televizive.