Lulzim Basha, komentoi lëvizjen politike të ish nën kryetares Jozefina Topalli, duke theksuar se  kushdo kërkon me sinqeritet largimin e Edi Ramës, gjen tek Partia Demokratike nje partner serioz. Por,  ai  la të kuptohet, se kjo lëvizje qellimin nuk e ka të sinqertë.

“Absolutisht nuk mund të paragjykoj askënd që është në opozitë me Edi Ramën dhe do ndihmojë në largimin e tij por çdo kush që bën të kundërtën pavarësisht si dhe sa mundohet ta fshehë e ka të pamundur pasi qytetarët nuk janë budallenj”

Kryetari i Partisë Demokratike, komentoj edhe debatin e krijuar pas perjashtimit të disa emrave nga e drejta për të kandiduar. Ai tha se është kryesia e Partisë Demokratike,  që do të vlerësoje për cdo emër votën e antarësisë  dhe raportin e komsionit.

“Raporti i Komisionit siç e përcakton statuti do të shqyrtohet nga organet vendimarrëse që janë kryesia dhe këshilli kombëtar”

 Në bashkëbisedimin me gazetarët, Luzlim Basha, u fokusua tek situata e pandemisë,  ndërsa tha se Spak, e ka për detyre të veproje sot  në mënyre që situtata  të mos shmëdërrohet në katastrofë. Sipas tij qeveria parashikon miliona dollarë  për koncesionet, ndërsa qytetërt i ka lënë në harresë.