Basha i përgjigjet Ramës: Pas çdo gërrvërri ti fsheh vjedhjet e qeverisë prej miliona eurosh

Pas tweet-it tallës dhe ironik të kryeministrit Edi Rama teksa komentonte "Planin e rimëkëmbjes" të publikuar nga kreu i PD, Lulzim Basha, vjen edhe reagimi i këtij të fundit.

Përmes një reagimi po në twitter, lideri i opozitës i kujton shefit të qeverisë se "gërrvërret prej palaçoje nuk e mbulojnë dot dështimin dhe krizën ku i ke zhytur njerëzit".

"Gërrvërret prej palaçoje nuk e mbulojnë dot dështimin tënd dhe krizën ku i ke zhytur njerëzit. Pas çdo gërrvërri ti fsheh vjedhjet e qeverisë prej miliona eurosh, si mbrëmë me inceneratorët. Para që duhet të shkojnë te shëndetësia, të papunët, pensionistët e biznesi në krizë”, shkruan Basha.

Pak minuta më parë, kryeministri Edi Rama do të shkrunta në Twitter:

“Programi i Lulit është një tramvaj me shalqi që nuk piqen kurrë, me Ilirin makinist, Monikën fatorino, Saliun shkarkues gazrash dhe vetë Lulin pasagjer VIP”.

Vendi Lajme Twitter Politikë rama basha Aktualitet pergjigje

EMISIONET