Basha i ashpër me SPAK: Po inkurajoni vjedhje të parave të shqiptarëve

Basha i ashpër me SPAK: Po inkurajoni vjedhje të parave të

Kryetari i Partisë Demorkatike Lulzim Basha, reagoi ashëpr ndaj prokurorve të Prokurorisë së posaçme duke i cilësuar si inkurajues te vedhjes dhe korrupsionit.

Basha tha se, në qoftë se kjo strukturë do të vepronte, qeveria nuk do të guxonte që edhe  për vitin 2021, të parashikonte në buxhet më shumë se 120 milion euro pagesa për koncensione,  të cilat i cilësion klienteliste dhe  korruptive.

Lulzim Basha: "Vjedhja e shekullit, akoma asnjë veprim dhe asnjë komunikim nga Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion, kjo natyrisht inkurajon hajdutët. Ja çfarë kanë planifikuar për vitin e ardhshëm: 120 milion euro të tjera për kontratat korruptive, të ashtuquajtura PPP dhe koncensione. Vetëm për inceneratorët 20 milion euro të tjera"

çdo qyetar, tha Basha, përfshirë socialistët e ndershëm po reagojnë për incerneretorët, me përjashtim të prokurorëve të spak. 

Lulzim Basha: "Qindra qytetarë çojnë mesazhe, përfshirë edhe socialistë të ndershëm. Të vetmit që nuk lëvizin akoma janë prokurorët e SPAK-ut"

Kryetari i opozitës, garantoi se çdo kontratë koncensinare që vlerësohet si korruptive , do ti nënshtrohet ligjit të antimafias. 

Lulzim Basha: "Nuk kam për t'i lënë pensionistët pa pensione. Nuk kam për t'i lënë vogëlushët në kushtet e mjerueshme të shkollave dhe 70% e të cilave është akoma pa ujë të rrjedhshëm. Nuk kam për t'i lënë shqiptarët, të vetmit në Ballkan që nuk marrin kacillen e bukës së gojës edhe kur kanë humbur vendin e punës nga pandemia. Jo, jo, do të ua nxjerrim nga pasuritë kudo që t'i kenë fshehur, do t'ua nxjerrim nga xhepat, nga kontot bankare në Shqipëri dhe jashtë Shqipërie"

Lulzim Basha, paralajmëroi se çdo biznes që ka ndërmend të hyjë në një marrëdhënie kontraktuale me shtetin në katër muajt e fundit të pushtetit, të ketë kujdes.

https://youtu.be/461vgb2EX50

Vendi Lajme lulzim basha SPAK Lajmi i fundit Aktualitet

EMISIONET