Basha: Familjarët nuk paguajnë dot ilaçet e Covid-19, fatura për një person 1.2 mln lekë, qeveria i çon paratë te inceneratorët

Basha: Familjarët nuk paguajnë dot ilaçet e Covid-19, fatura

I ftuar në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, kreu i PD-së Lulzim Basha u shpreh se familjarët nuk kanë para për të blerë ilaçet për Covid-19 dhe se ata që mjekohen në shtëpi u shkon fatura deri në 1.2 milionë lekë për person.

Basha: Padiskutim që buxheti i çdo qeverie edhe i qeverisë më të pasur është i kufizuar. Është si vendos qeveria t’i harxhojë ato para. Dhe ajo që kemi denoncuar veçanërisht këto javët e fundit, keni parë që paratë që duhej të shkonin për të blerë më shumë testime, për  të bërë më shumë testime, paratë që duhej të shkonin për të rritur pagat e mjekëve  dhe të infermierëve, për t’u dhënë atë bonusin e famshëm, se edhe ata janë të lodhur janë të rraskapitur.

Kanë qenë të rraskapitur për 6-muaj. Imagjinoni tani që në vend të 20 apo 30 pacientëve në ditë duhet të përballojë 60,70 pacientë në ditë. Edhe ata në spitalet COVID edhe mjekët e familjes. Po kështu kemi të bëjmë me segment të tëra të popullsisë, familjarë të të cilëve janë të sëmurë me COVID apo vetë pacientët, nuk kanë para për të blerë paketën e ilaçeve. Sot prapë me mjekët e familjes u vërtetua ajo që kemi thënë prej kohësh që paketa shkon nga 200 mijë lekë të vjetra deri në 1200 mijë lekë për një person të vetëm. Imagjinoni në qoftë se janë dy.

Burimet janë për të bërë trajtimet dhe bërjen e testeve. Ne kemi 2 javë që flasim për mafien e plehrave që qeveria vazhdon t'i paguajnë, apo me segmente me 5 milionë euro kilometri. Por qeveri vendos që këto para t'i shpenzojë me klientët e vet. Këto para duhet të përdoreshin për shëndetësinë.

Kam mbi dyja që kërkoj që të mos vidhen paratë me inceneratorët. Nëse këto para nuk do të shkonin në parajsa fiskale do të shkonin për mjekësinë dhe pensionistët. Pandemia është jashtë kontrollit se Rama e ka nxjerrë jashtë kontrollit.

https://youtu.be/PRN8UdXy8pE

Vendi Lajme Qeveria ilace Politikë basha familjaret incenerator lulzim

EMISIONET