Basha: Do hapim 110 mije vende pune, energjia rinovueshme prioritet

Basha: Do hapim 110 mije vende pune, energjia rinovueshme prioritet

Kandidati për kryeministër i PD, Lulzim Basha  u ka shpjeguar pëfaqësuesive të shoqatës së energjisë së rinovueshme, se ky sektor do të jetë prioritet për qeverinë e ardhshme të tij pas 25 prillit. Dhe për ta realizuar këtë objektiv Basha i premtoi këtij grupi interesi se ka një plan konkret për ta bërë të mundur këtë angazhim të tij.

Basha u kërkoi të bëhen aleatët e tij e të qeverisë për rritjen e punësimit, konkurueshmërisë e rimëkëmbjes ekonomike.

“Shumë gjëra duhet të na ndajnë dhe na mbajnë të ndara, por na bashkon misioni i rimëkëmbjes së ekonomisë. Të bëhemi bashkë pjesë e një zgjimi kombëtar. Unë do i qëndroj angazhimit që energjia e rinovueshme të jetë prioritet kombëtar.

Do t’u shohim si aleat për të bërë të mundur që së bashku ta zhvillojmë këtë sektor i cili do ta bëjë Shqipërinë më të pastër, energjinë më të pakushtueshme, biznesin më konkurrues dhe si rezultat do të jetë një nga levat e fuqishme të objektivit tonë për 110 mijë vende pune në katër vitet e mandatit tonë të parë. ” u shpreh Basha.

Basha akuzoi kundërshtarin e tij politik Edi Ramën se në sektorin e energjisë së rinovueshme ka pasuruar ortakët e qeverisë së tij, duke i shkaktuar shtetit miliona para të humbura.

Basha e quajti 25 prillin ditën kur Shqipëria duhet të presë nyjën gordiane që mban të lidhur problemet.

25 Prilli është dita të presim së bashku nyjën gordiane që mban të lidhura këto problem.25 Prilli është dita ku të gjithë duhet të marrim përgjegjësitë për të ndryshuar. 25 Prilli është dita ku zgjedhja është shumë e thjeshtë, vazhdohet dot më kështu apo do të ndryshohet ?

Sot nuk keni vetëm pyetjen para jush , por keni edhe arsyet pse 25 Prilli do jetë një ditë ndryshimi dhe fitore për të gjithë, jo thjeshtë për një parti politike apo një koalicion  partish, por për sipërmarrjen shqiptare, për të punësuarit tuaj, për vizionin tuaj, për ëndrrat tuaja të realizuara dhe që mezi I mbani në këmbë dhe për ëndrrat që flenë në sirtarë dhe që nesër do të kenë mbështetjen totale të një qeverie aleate të sipërmarrjes në çdo fushë e në veçanti të energjisë së rinovueshme si një sektor kyç, strategjik që do të përmirësojë cilësinë e jetës, të ajrit, të mjedisit dhe koston energjisë që  prek drejtpërdrejt xhepat e çdo familje shqiptare dhe natyrisht prek ekonominë dhe biznesin në tërësi.”

Plot 110 mijë vende punë të reja dhe taksën e sheshtë prej 9%, janë dy premtimet e programit të Bashës që kërkon të joshë votuesit për t’i dhënë pushtetin me 25 prill.

https://youtu.be/ljDhwoRo6Vg

Vendi Lajme Politikë zgjedhje 2021

EMISIONET