Basha: Berisha mund të kandidojë ku të dojë, është një aset i PD-së dhe vlerë e demokracisë

Basha: Berisha mund të kandidojë ku të dojë, është

Në një intervistë për gazetarin Xhoi Malësia në RTV Ora, kreu i PD-së, Lulzim Basha u shpreh se ish-kryeministri Berisha mund të kandidojë ku të dojë në zgjedhje.

Për Bashës, Berisha është një vlerë dhe një aset i PD-së dhe shtoi se ai është vënë jo vetëm në shërbim të PD-së, por edhe demokracinë e interesit të shqiptarëve.

Basha: Unë e kam bërë të qartë që është në dorën e z. Berisha për të kandiduar dhe mund të kandidojë ku të dojë. Ai është një vlerë dhe një aset i PD-së. Ai është vënë jo vetëm në shërbim të PD-së, por edhe demokracinë e interesit të shqiptarëve.

Unë jam kryetari i PD-së dhe kam nevojë për këdo që ka ofron ndihmë për një Shqipëri ndryshe, që nuk funksionon vetëm për një grup njerëzish. Ndjehem i privilegjuar dhe i nderuar nga vëmendje, këshilla dhe inkurajimi nga figurat e PD-së dhe shoqërisë civile në zgjidhjen e krizës më të rëndë që ka përjetuar vendi në 3 dekada.

https://youtu.be/jh1a0DThaPg

Vendi Lajme Politikë Lajmi i fundit PD kandidim basha berisha demokraci

EMISIONET