Barcelona ka zyrtarizuar këtë të enjte blerjen e Sergiño Dest, 19 vjeçarit që vjen nga Ajaxi i Amsterdamit. Pas uljes në aeroportin “El Prat”, të martën e kaluar, dhe pasi kaloi ekzaminimin përkatës mjekësor dje, në “Ciutat Esportiva” dhe “Hospital de Barcelona”, ​​klubi “blaugrana” ka nënshkruar për pesë sezone me anësorin e ri.

Pas disa javësh negociata, më në fund marrëveshja midis ekipit katalan dhe atij holandez për mbrojtësin amerikan është mbyllur për 21 milionë euro plus 5 në forma të ndryshme, në varësi të objektivave të arritura nga 19-vjeçari te Barça.

Dest konsiderohet blerja e duhur për pozicionin ë lënë bosh nga Nelson Semedo, që u transferua tek Ëolverhampton për 30 milionë euro plus 10 milionë në formë bonusesh. Ai do të veshë fanellën me numër 2./SS/