Barcelona ka fituar me rezultatin 4-0 ndeshjen e parë për këtë sezon në La Liga kundër Villareal. Talenti 17-vjeçar, Ansu Fati shënoi dy golat e parë të ndeshjes, teksa Messi realizoi me 11-metërsh në minutë e 35-ë.

Po në pjesën e parë do të realizohej edhe goli i katërt, por këtë herë do të ishte autogol.

Vendi i parë momentalisht mbahet nga Betis dhe kanë 6 pikë, por ata kanë zhvilluar 3 takime.