Edhe pse me teknikun holandez Ronald Koeman është një futbollist në qëndër të projektit dhe po luan rregullisht, Barcelona mund të shesë Philippe Coutinhon në merkaton e janarit.

Drejtuesit e Barçës do të synojnë të përfitojnë një shifër të konsiderueshme nga shitja e 28-vjeçarit për të cilin kanë shpenzuar 145 milionë euro për ta blerë nga Liverpool.

Barcelona kërkon të arkëtojë 70 milionë euro nga shitja e tij, ndërsa për shërbimet e brazilianit interesohet Juventus dhe disa klube në Premier League.