Barcelona rikthehet sërish tek pista Lautaro Martinez. Katalanasit nuk e kanë harruar sulmuesin argjentinas dhe për të siguruar shërbimet e tij, i kanë kërkuar martinez të insistoj për tu larguar nga zikaltrit

Sipas gazetës katalnase ‘Sport’, agjentët e sulmuesit priten në Milano këtë javë për të folur me drejtuesit e Interit dhe për të shpjeguar dëshirën e Martinez për Barcelonë. Por oferta mbetet e ulët: 65 milion euro plus një lojtar, krahasuar me 85 të kërkuara nga zikaltrit.

Edhe pse kanë kaluar dy muaj, distancat në fakt kanë mbetur e njëjtat. Oferta prej 65 milion euro plus Firpo nuk i interson Interit, pasi lojtari i zgjedhur nuk e ngroh trajnerin Conte dhe Marotta pa llogaritur 20 milion euro që do ti humbasin. 

Nga ana e tij, Lautaro nuk bën presion për t’u larguar, ai pret një rritjes të pagës së tij dhe është i kënaqur nga oferta e Barcelonës por pa e detyruar klubin e tij.

Sporti nënvizon se si Interi duhet të ulë pretendimet e tyre duke pasur parasysh pasojat ekonomike të pandemisë por gjithashtu zikaltrit, të cilët më pas do të duhet të gjejnë një zëvendësim adekuat, gjithashtu do të duhet të mbledhin një shumë të mirë duke pasur parasysh që për shkak të Covid ata që kanë kampionë nuk do të pranojnë të heqin dore lehte prej tyre.

Martinez ka shkëlqyer në dy sezonet e fundit me interin, teksa së bashku me Lukaun në sulm formoi një binom fantastik.