Lautaro Martinez ka gjetur marrëveshjen me Barcelonën për tu transferuar në verë. Ai do të fitojë 10 mln euro në sezon, ndërsa Interi kërkon të arkëtojë së paku 90 mln euro. Por sipas gazetës ‘Sport’, Barcelona është afër marrëveshjes me Interin, ndërsa do të ofrojë 60 mln euro, Vidal dhe një ndërmjet Semedo ose Emerson.

Të paktën 90 milion euro dhe një futbollist. Kjo është kërkesa e Interit ndaj Barcelona për Lautaro Martinez. Dhe ky është një vendim i prerë. Megjithatë nga Spanja besimi është gjithnjë e në rritje se sulmuesi argjentinas do të veshë fanellën e kryesuesve të La Ligës.

Me titullin kryesor “Lautaro, ok”, është hapur gazeta katalanase ‘Sport’. “Marrëveshja e menjëhershme”, vazhdon prestigjozja, me dy klubet që janë duke përfunduar negociatat në bazë të 60 milion eurove plus dy futbollist: njëri është Arturo Vidal, ndërsa për tjetrin akoma nuk ka një marrëveshje.

Sipas ‘Sport’, Interi dëshiron një futbollist krahu dhe synon Semedo ose Emerson, por akoma janë në fazë diskutimi.

Barça dhe Martinez kanë gjetur në parim një marrëveshje për 4 sezonet e ardhshme, ku ai do të marrë një rrog shumë herë më të lartë se në San Siro.

Drejttuesit e Barcelonës, kanë pranuar t’i ofrojnë 10 milion euro në sezon Martinezit, ndërkohë që aktualisht ai arkëton 1.5 mln euro neto në sezon.

Pas ofertës së fundit të katalansve, drejtuesit e Interit do të jenë tërbuar: as shuma në para dhe as lojtarët e përfshir në marrëveshje nuk janë të mjaftueshme.

“A na merr për budallenj?” do të përgjigjet Bepe Marota drejtori i merkatos së zikaltërve. Interi kërkon 90 milion euro plus Semedo ose Emerson.