Ish-presidenti i SHBA, Barack Obama I ftuar në emisionin “Jimmy Kimel Live”, deklaroi se ai ka frikë nga vajza e tij e vogël, Sasha dhe shkaku është bashkëshortja e tij. Obama tregoi se vajza e tyre 19-vjeçare i ngjan shumë të ëmës dhe kanë të njëjtën sjellje.

“Sasha është një mini Michelle. Kam frikë nga Michelle dhe Sasha sepse kanë të njëjtën pamje dhe të njëjtën sjellje”-tha Obama.

Ish-presidenti tregoi edhe cilësitë që vlerëson më shumë tek vajzat e tij: Sashën për vetëbesimin ndërsa Malian për gjallërinë që ka.