Banorët e Postribës në protestë: Punimet dëmtojnë tokat, tentohet privatizimi

Banorët e Postribës në protestë: Punimet dëmtojnë

Punimet në portat e rezervuarit të Shtodrit i nxorën në protestë banorët e fshatit Mes Myselim në Postribë.

Nuk kanë informacion se kush po ndërhyn dhe hedhin akuza se përveç dëmtimit që ju është bërë tokave të tyre, po tentohet privatizimi i rezervuarit.

"Ndoshta këto investime i bën shteti, ndoshta dikush fshihet pas tyre; ndonjë  privat e për këtë arsye ne kërkojmë transparencë"

"Ne nuk e lëmë një të huaj të vijë dhe ta blejë. Brezi ynë është rritur këtu gjithë jetën dhe askush mundet të na bllokojë ne", shprehen banorët.

Kërcënojnë se do ti bllokojnë punimet në mungesë të një sqarimi zyrtar dhe ku tu vihen në dispozicion dokumentat përkatës.

"Që sonte këta duhet që t'i bllokojnë të gjitha punimet, të marrin të gjitha fadromat, të marrin çfarë të duan dhe të ikin që këtu", shprehet banori.

Bashkia e Shkodrës e kontaktuar nga Ora News, thotë se nuk ka një leje të marrë në pushtetin vendor pasi nuk lind nevoja për të tilla punime.

Eshtë komiteti i digave që miraton projektin dhe jep lejen për nderhyrje në vepra të tilla të sigurisë kombëtare siç janë hidrocentralet apo rezervuaret.

Vendi Lajme proteste Kronike toka banoret postribe privatizim

EMISIONET