Banorët e Maqellarës nuk njohin kryebashkiakun: Për zgjedhje na marrin si dele për votën, s'i shohim më

Banorët e fshatit Podgorc në Maqellarë të Dibrës prej vitesh përballen me problematika të shumta si mungesa e ujit të pijshëm dhe investimet në infrastrukturë. Ata shprehen se askush nuk është kujtuar për ta madje kryebashkiakun nuk e njohin as si emër e jo më fytyrën. Ndaj edhe të moshuarit, thonë se po mendojnë të largohen.

"Nuk e dimë se ku është bashkia dhe kush është në bashki".

Edhe pse Dionis Imeraj është prej rreth 18 muajsh në krye të Bashkisë së Dibrës, banorë të fshatit Podgorc në Maqellarë nuk i dinë as emrin dhe as e kanë parë ndonjëherë.

"Nuk njohim as administratorin, as kryetarin, nuk njohim asnjë rob të gjallë.

Ata shprehen se pushteti vendor nuk është interesuar kurrë për ta, përveçse për t’ju kërkuar votën.

"Vetëm vijnë në fushatë dhe premtojnë, asgjë nuk bëhet."

"Për zgjedhje na marrin me furgona për të votuar si dele dhe vijmë te shtëpia."

Edhe rrugën për të kaluar e kanë hapur me paratë e fëmijëvë që ndodhen jashtë vendit.

"E kemi hapur me forcat tona, me lekët e emigrantëve."

Të zhgënjer, dëshirën për t’u larguar tashmë nuk e kanë vetëm të rinjtë.

"Si të rrish këtu, edhe unë në këtë moshë dua të iki sa më parë por janë mbyllur kufijtë. Të zhdukem nga këtej!"

Prej vitesh ata përballen me problematika të shumta ku më kryesorja mbetet furnizimi me ujë të pijshëm dhe mungesa e investimeve në infrastrukturë.

"Problem kemi rrugën, ujin e pijshëm, ujin për vaditje, mjekësinë."

"Kanalet vaditëse, rrugën, ujë se nuk kemi fare."

Me afrimin e fushtatës zgjedhore ata shpresojnë që dikush të kujtohet për zgjidhjen e problemeve të tyre.

Vendi Lajme Sociale dionis imeraj bashkia diber maqellare mungesa e investimeve

EMISIONET