Vetëm pak kilometra larg qendrës së qytetit të Vlorës, ndodhet lagjia 24 maji e Vlorës, ku mbi 250 familje çdo ditë vuajnë problematikën e mungesës së infrastrukturës dhe mosfurnizimin e rregullt me ujë.

Edhe pse prej pesë vitesh administrata dhe drejtimi i bashkisë ka ndryshuar, sërish problematikat mbeten të njëjta. Banorët shprehen të revoltuar për lënien në harresë.

Sot nuk ke as ujë. Hajdeni shikojeni në dimër kur bie shi, nëse kalon në këtë rrugë me makinë se në këmbë nuk bëhet fjalë”, shprehen banorët

250 familje të kësaj lagjeje vuajnë edhe mungesën e ujit të pijshëm.

“Vetëm rruga këtu na mbetet problem dhe uji i pijshëm që na mungon”, shprehen banorët.

Banorët shprehen se bashkia Vlorë kishte nisur një projekt në 2015 për rehabilitimin e lagjes, por është lënë në gjysmë që kur Dritan Leli mori drejtimin e qytetit

Rruga do asfalt, erdhën sa e nisën dhe e lanë përgjysëm,sa e niveluan kur ishte koha që donin vota, në kohën e zgjedhjeve”, shprehen banorët.