Banka e Shqipërisë: Një mbyllje e dytë do të ishte goditje e rëndë për ekonominë

Me rritjen e infektimeve nga Covid 19 të gjitha shtetet po shikojnë mundësinë e kufizimeve.

Por në rast se një gjë e tillë ndodh në vendin  tonë do të shoqërohet me pasoja negative në vendin tonë.

Luljeta Minxhozi: Pa ndodhur ne nuk mund të themi sa do të ishte forca e kësaj goditje negative por është e sigurt se fuqia e kësaj goditjeje mbi ekonominë do të varej nga kohëzgjatja, modalitetet teknike të mbylljes por edhe politikat ekonomike që do të shoqëronin këtë vendim për të bërë një lockdown të dytë apo mbyllje të pjesshme të ekonomisë.

Megjithatë zëvendës/guvernatorja e parë e Bankës së Shqipërisë Luljeta Minxhozi deklaroi se në rast të përkeqësimit të situatës është i gatshëm një plan emergjence.

Luljeta Minxhozi: Kemi përgatitur një plan kontigjence që do të aktivizohet në rast të një përkeqësimi të situatës, por edhe në varësi të formës së goditjes që pandemia do të japë në ekonomi.

Pas një rënie të fortë përgjatë 6 mujorit të parë, ekonomia është përmirësuar gjatë muajve të verës por sërish perspektiva mbetet e brishtë.

Luljeta Minxhozi:Ky rikuperim pasqyroi lehtësimin e masave të distancimit social dhe mbështetjen e siguruar nga stimuli i gjithanshëm fiskal, monetar e makroprudencial. Megjithatë, pavarësisht tendencave pozitive, perspektiva e rikuperimit të ekonomisë në të ardhmen mbetet ende e brishtë. Vala e re e infektimeve dhe prezantimi i masave kufizuese në shumë vende, e potencialisht dhe në Shqipëri, paraqesin sfida serioze për shëndetin publik dhe për ecurinë e ekonomisë gjatë periudhës në vijim.

Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë vlerëson se vala e re e infektimeve dhe kufizimeve paraqesin sfida serioze për vazhdimësinë.

EMISIONET