Banka Botërore miraton projektin 80 milionë dollarë për rimëkëmbjen e Shqipërisë

Banka Botërore miraton projektin 80 milionë dollarë për

Banka Botërore do të ndihmojë Shqipërinë në menaxhimin e sfidave të  krijuara pas dy goditjeve, të tërmetit të 26 nëntorit dhe krizës aktuale të COVID-19.

Projekti i miratuar këtë të shtunë me vlerë 80 milionë dollarë, synon mbështetjen e reformave ristrukturuese dhe rimëkëmbjen e qëndrueshme të Shqipërisë.

Ky financim është pjesë e një programi më të gjerë të ofruar nga grupi i Bankës Botërore dhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë.

Maryam Salim, menaxherja e zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri, deklaroi se në kohën kur pandemia e ka zhvendosur vëmendjen drejt masave emergjente afatshkurtra, qëllimi i këtij financimi është të mbështesë vendin tonë në ruajtjen e fokusit tek reformat afatgjata.

 “Konsolidimi i politikave dhe institucioneve për qëndrueshmëri fiskale dhe zhvillim ekonomik, është element kyç për të siguruar rimëkëmbjen e fuqishme të ekonomisë dhe rindërtim më të mirë menjëherë pasi të hiqen gradualisht kufizimet në jetën ekonomike që kanë si qëllim ruajtjen e shëndetit publik.”

Reformat afatgjata kanë si qëllim rritjen e qëndrueshme të bizneseve dhe krijimin e vendeve të punës përmes forcimit të politikave, institucioneve dhe investimeve.

Ky projekt mbështet gjithashtu miratimin e reformave kyçe në Shqipëri për forcimin e transparencës dhe qëndrueshmërisë së financave publike.

Ekonomi Lajme ekonomi Financa mbeshtetje financiare banka boterore

EMISIONET