Banesa u klasifikua Ds2, Bashkia e Tiranës i cakton fond qesharak. As ato nuk ja kanë dhënë akoma

Banesa u klasifikua Ds2, Bashkia e Tiranës i cakton fond qesharak. As ato

Banesa e Besim Karafilit në Krrabë të Tiranës u shkatërrua nga tërmeti i 21 shtatorit. Por një vit pas tij, ende bashkia e Tiranës nuk i ka dhënë lekët për rindërtimin, edhe pse u vlerësua për të marrë dëmshpërblim. Ai thotë se aq para nuk i mjaftojnë as për të riparuar çatinë.

Kanë kaluar plot 1 vit nga tërmeti i 21 shtatorit 2019 ku shumë shtëpi dolën të pabanueshme.

Tërmeti shkatërroi dhe shtëpinë e Besim Karafilit në Krrabë dhe prej një viti është në pritje të dëmshpërblimit që të rregullojë shtëpinë.

Thotë se banesa i është vlerësuar nga ekspertët DS2 dhe sipas tij me lekët që i kanë caktuar si dëmshpërblim nuk mund të rregullojë as çatinë.

Banori: Në rast se do të kalojnë ata lekë unë me 1 milion e 750 mijë lekë që është bërë DS2 as tjegulla nuk i blej dot.

67-vjeçari së bashku me 4 anëtarë të tjerë jetojnë në këtë shtëpi me frikë dhe me lutjet që mos ketë më lëkundje të tjera, pasi tmerrin e tërmetit ende nuk e kanë harruar.

Banori: Shtëpia ime është ndërtuar në vitin 1960, është mur me baltë dhe është shkrirë. Vetëm se e mbajnë brezat. Mua do më zërë brenda me familjen.

Apeli i tij shkon për shtetin që ta ndihmojë pasi vetëm me një pension nuk mund t'ja dalë të rindërtojë banesën.

Vendi Lajme bashkia tirane termeti Aktualitet

EMISIONET