Në ditën e nëntë të grevës, naftëtarët refuzojnë Ramën: Nuk tërhiqemi, nuk bëjmë presion, duam pagat!

Naftëtarët e rafinerisë së Ballshit që ndodhen në grevën e urisë kanë refuzuar për të disatën herë thirrjen e kryeministrit Edi Rama për të ndërprerë grevën e urisë. Naftëtarët janë shprehur se ata nuk do e ndërpresin grevën, deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Ftesës së disatë të kryeministrit Edi Rama për të ndërprerë grevën e urisë, naftëtarët e Ballshit i janë përgjigjur duke e refuzuar atë dhe duke bërë thirrje për zgjidhjen e menjëhershme të situatës së tyre.

"Të vij këtu për bisedime, por pa lënë grevën. Kushdo që të vijë, rrugën e ka të hapur. Në nuk bëjmë presion thjesht kërkojmë pagat me gjyq. Të hidhen lekët dhe në ikim në shtëpi. Nuk kemi bukë në shtëpi. Nuk bëjmë ultimatume, jemi zonja që duam bukë për fëmijët.”

Naftëtarët greviste, duke thënë se ndodhen në kushte të vështira ekonomike shprehen se greva e tyre nuk do të përfundojë deri në zbatimin e vendimit të gjykatës, për pagat e prapambetura.

"Jemi në gjendje shëndetësore shumë të rënduar. Kemi borxhe dhe kredi në banka që ende nuk i kemi larë. Po na vijnë për të kërkuar këstet e kredisë. Nuk tërhiqemi do të vijmë grevën." 

E premtja shënoi ditën e 26 të grevës në Ballsh, dhe ditën e 9 që kur burrat i lanë vendin grave për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tyre shëndetësore, ndërsa bisedimet mes qeverisë dhe grevistëve duket se janë larg.

https://youtu.be/XCYYTqcP9b8

Vendi Lajme ballsh naftetaret Aktualitet grate greve

EMISIONET