“Ballkani” mblidhet në Shkodër, koncert me muzikë nga të gjitha vendet e rajonit

“Ballkani” mblidhet në Shkodër, koncert me muzikë nga

Promovimi i dialogut dhe vlerave të përbashkëta është mesazhi i një turi koncertesh me muzikë nga të gjitha vendet e Ballkanit. Ndalesa e radhës ishte Shkodra.

Tingujt e bukur të këngës shkodrane çelen një koncert ndryshe mbrëmjen e së premtes në zonën muzeale të Gjuhadolit në Shkodër, pas një rrugëtimi muzikor që preku vendet e Ballkanit.

Artistët e rinj nën drejtimin e maestro Lorenc Radovanit dhuruan emocione pafund tek të pranishmit, ndërsa mesazhi që ato përcollën ishte ai i promovimit të dialogut dhe nxitjes së vlerave për të jetuar së bashku.

Profesor Radovani kujton traditën që Shkodra ka patur me grupet artistike, e që përmes këtyre të rinjve synohet të rikthehet.

Vokalistja, Jozefina Simoni, e cila bashkë me grupin përformues, rrugëtoi në muzikën e këtyre trevave, tregon se pas pauzës që shkaktoi pandemia, këto duartrokitje ishin të domosdoshme për ta.

Artisti nga Kosova, Gent Hoxha, ndonëse i ri në moshë solli instrumentet folklorike, një traditë të trashëguar nga të parët e tij.

Me artistët e rinj është punuar për disa javë radhazi dhe nisma është finalizuar me krijimin e grupit “Arkestra”.

Kultura Lajme shkoder ballkani perendimor kocert

EMISIONET