Balliu: Sa të jetë Rama vetëm drogë dhe krim do të ketë, në zgjedhje PS-ja do të jetë parti e tretë

Balliu: Sa të jetë Rama vetëm drogë dhe krim do të

I ftuar në Ora News, ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu u shpreh se PD ka dhënë alternative të shumta për zgjidhjen e krizës së shkaktuar nga pandemia.

Balliu tha se testime në këtë kohë kanë qenë minimale në vendin tonë dhe po bëhet propagandë me jetën e njerëzve.

Klevis Balliu: Që nga fillimi i pandemisë ne kemi dhënë se si mund të zgjidhet kjo krizë. Një nga shtyllat e kësaj zgjidhjeje ka qenë testimi. Këta kanë ndaluar hetimin për rastet  e kontakteve. Testimet gjatë gjithë kësaj kohe kanë qenë minimale. Edhe në raport me nisjen e mësimit në shkolla kemi bërë denoncime. Ka shumë shkolla që nuk kanë ujë. Kur bëhet propagande për jetën dhe shëndetin e njerëzve, kjo do të thotë se je i pashpirt. E theksoj se alternativat e Bashës kanë qenë të shumta dhe propozimet e tij do të kishin dhënë një ndryshim të situatës.

Për Balliu kërkon që të rikthejë kazinotë sepse do që të pastrojë paratë e drogës dhe të krimit.

Klevis Balliu: Rama për Teatrin dhunoi gjithkënd dhe për 6 muaj kërkon që të kthejë kazinotë. Kur i leverdiste përmendte Kuranin dhe tani e harroi, se bën sikur është artist, por ky nuk është asgjë, nuk ka lidhje me artin. Akumulimi i parave të vjedhura dhe të drogës, duhet të hidhen diku dhe nuk po i dalin më ndërtimet se nuk ka më vend, është zaptuar çdo cep, prandaj dalin me teorinë e re për të pastruar paratë e krimit të organizuar me të cilin janë në bashkëpunim.

Balliu theksoi se sa të jetë Edi Rama këtu vetëm drogë dhe krim do të ketë se ai i ka kriter këto.

Klevis Balliu: Po të shihje sot pamjet tragjike të naftëtarëve të Ballshit të cilët kërkojnë rrogat e veta. Paratë u duhen dhënë naftëtarëve, por në vend të kësaj, u çohet policia me gaz lotsjellës. Kjo ndodh në Fier që është baza e PS-së duke e votuar për 30 vite këtë parti. Këta nuk duan t'ia dinë as për një qytetar shqiptar se kanë vetëm interesin e vjedhjes. Edi Rama përfiton për çdo lot të derdhur. Sa të jetë Edi Rama këtu vetëm drogë dhe krim do të ketë se ai i ka kriter këto. Në PS po nuk pate lidhje me krimin nuk ecën.

Lidhur me drejtësinë, Balliu shtoi se kur PD të vijë në pushtet do të ndërmarrë hapa seriozë që drejtësia të kthehet në binarët e duhur.

Klevis Balliu: Keni parë ndonjë herë që t'i hidhet gaz lotsjellës ndonjë krimineli, por vetëm qytetarëve dhe gazetarëve. Rama është gjithmonë në krahun e krimit sepse me ata fiton para. Sa kohë do të jetë Rama në pushtet, qytetarët vetëm do të vuajnë. PD kur të vijë në pushtet do të ndërmarrë hapa seriozë që drejtësia të kthehet në binarët e duhur. Nuk mundet që individë si Ilir Beqja me ato koncesione mafioze të vazhdojnë që të jenë të lirë dhe të pinë shishe vere me kryetarin  e KLP-së, ndërsa dosja e tij vazhdon që të jetë në SPAK. Kush ka futur duart në xhepat e qytetarëve shqiptarë do të marrin atë që meritojnë.

Balliu tha se pa pushtetin e kryeministrit, Rama do të ishte përballë dyerve të drejtësia.

Klevis Balliu: Sikurse u faktua nga DASH, vendi ynë është një vend që ka klimën me të keqe të biznesit. Është një mision më vete të hapësh edhe një ushqimore, se në sekondë të vijnë tatimet dhe të vënë gjoba të kota. Për të mos përmendur korrupsioni dhe njëanshmërinë në tendera e koncesione. Dhe në gjithë këtë situatë Rama merret me kompetencat e presidentit. Rama kërkon të zhbëjë totalisht shtetin ligjore dhe presidenti si një institucion përballë tij, kërkohet që të shkatërrohet. Pa pushtetin e kryeministrit, Rama do të ishte përballë dyerve të drejtësia. Unë u bëj thirrje shqiptarëve që së shpejti do të kemi zgjedhjet dhe të heqim këtë qeveri, të cilës nuk i kemi parë asgjë përveç gazit lotsjellës, rrënimin ekonomik dhe largimit të shqiptarëve. Në çdo sondazh ne jemi tejet lart dhe besoj se Rama me PS-në do të jenë parti e tretë.  

Intervistoi Sebastian Zonja, përgatiti A. Kurti

Vendi Lajme Politikë PS rama droge klevis balliu krim parti e trete

EMISIONET