Në një intervistë për RTV Ora, ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu tha se Rama ka treguar se nuk e do lirinë e medias.

Ai u shpreh se do të sjellë Illyrian Guard në RTV Ora sepse do që t’u bëjë presion gazetarëve.

Balliu: Qeveria Rama ka treguar se nuk e do lirinë e medias. Një qeveri që ka bërë skandale do t’i sulmojë me çdo mënyrë mediat. Këta kanë shpikur atë Ilirian Guard dhe kërkojnë që ta sjellin këtu. Illyrian Guard komandohet nga Sandër Lleshaj dhe do që ndërkohë që ju jepnin lajmet, të ketë një oficer të tyren. Ky është një rast unik sepse Rama është një kryeministër se çfarë do të bëjnë kriminelët dhe si t’ua zgjidhe hallet atyre, jo qytetarëve. Media, qytetarët, ekonomia dhe pandemia, për Edi Ramës nuk janë shqetësimi, ai ka problem vetëm të mbajë pushtetin.

Nuk ka pasur ndonjëherë në vendin tonë një sulm të tillë. Mos të harrojmë se ai e ka fyer median duke u thënë si kazan. Kërkon të sjellë këtu Ilirian Guard për t’i bërë presion gazetarëve. Ai bëni dot ju ato edicione që dhatë sot kur të jeni në trysninë dhe armën e policit? Edi Rama ka instaluar një regjim, duke krijuar dy enë komunikuese, që janë qeveria dhe krimi. Qeveria duhet të mbajë duart larg nga hetimi. S’mund të ketë shkelje të hetimit, sepse s’mund të ndodhë, gjë e cila po ndodh me Ilirian Guard, që është i mbushur me banditë.

Ndërsa referuar rastit të Pogradecit, Balliu tha se personi që shtiu me armë drejt hotelit është një eksponent i PS-së dhe është kapur në kohën e zgjedhjeve me 100 mijë euro për të blerë vota.

Balliu:  Rasti i fundit në Pogradec është një akt i krimit të organizuar. Jo vetëm u sulmua një person, që duhet hetuar, por aty u rrezikuan jetët e qytetarëve me 100 plumba. Krimi i organizuar ka arritur deri në atë arrogancë sa nuk pyet se kush vdes. Këtë e ka bërë Ilirian Berberi  që e ka ndërruar emrin. Ai është i njohur në Pogradec dhe është eksponent kryesor i PS-së qysh në kohën e Artan Shkëmbi. Ky është kapur në kohën e zgjedhjeve me 100 mijë euro në makinë për të blerë vota dhe u arrestua, por e nxorën nga burgu për 2 ditë. Ai akuzohet për gjobëvënie dhe plagosje. Sa herë ka fushata ne e shohim përballë, ai ka kërcënuar edhe eksponentë të opozitës. Si ka mundësi që rri jashtë burgut? Kjo sepse ky i ka bërë deputetët e PS-së në Pogradec qysh nga viti 2005. Ky e drejton de facto bashkinë e Pogradecit.

Intervistoi Besmira Pelushaj, përgatiti A. Kurti