Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla reagon pas dekretit të Presidentit Ilir Meta që kthen për rishqyrtim në Kuvend Ligjin për Policinë e Shtetit.

Sipas numrit të dy të PS, kreu i shtetit kthen ditën ligjin për Policinë, ndërsa natën takohet me ish shefa policie që i quantre të kanabizuar.

Presidenti kthen ditën ligjin për Policinë e Shtetit, ndërsa Ilir Meta takohet natën me ish-shefa policie qe i quante te kanabizuar! Ndërsa mes ditës dhe natës, shkel ligjin për festa kolektive duke u treguar shqiptarëve se sa serioz eshte kur flet per Kushtetutë e për ligj”, shkruan Balla në reagimin e tij në Twitter.

Lexo edhe:

“Mund të keqpërdoret për të survejuar kundërshtarët politikë” Meta kthen ligjin për “policinë e shtetit”