Nga Elbasani, kreu i grupit parlamente socialist, Taulant Balla ka komentuar kthimin e Kodit Zgjedhor nga presidenti Meta.

Ai është shprehur se i vjen keq që presidenti është vonuar dhe se reforma zgjedhore është një sukses që do të kalojë në Kuvend.

Balla: Më vjen keq që presidenti i Republikës mori kohën për të vonuar procedurat parlamentare. Ne nuk kemi asnjë ditë për të humbur. Kodi zgjedhor është një kod i plotë i cili ka transferuar qasjen dhe i ka dhënë një fuqi më të madhe popullit të zgjedhë jo vetëm kryetarin dhe partinë politike që do por të zgjedhe edhe listën e kandidateve qe do. Çdo vonesë që vjen nga një president mistrec dhe hileqar unë mendoj që i kemi të gjitha mundësitë ta kalojmë. Reforma zgjedhore është sukses. Tani qytetaret nuk do të kenë një votë, por dy vota meqë këtë e donte dhe presidenti.

Balla ka folur edhe për çështjen e inceneratorëve, duke u shprehu se dikur Elbasani mbulohej nga tymi i fushës plehrave sot situata është krejt e kundërt.

Balla: Në Elbasan përgjigjen e japin banorët. Të gjithë e mbajnë mend fushën e plehrave në Elbasan kryesorja për sëmundje kanceroze. Nëse dikur Elbasani mbulohej nga tymi i fushës plehrave sot situata është krejt e kundërt. Lulzim Basha i premtoi Elbasanit se do ta zgjidhte problemin e ndotjes ne 2009 dhe asgjë nuk beri . Jam krenar që të them se ne i dhamë zgjidhje ndotjes. Ndërkohë ata të tjerët përpiqen të bëjnë pis një transformim që flet vetë. Mbetjet trajtohen me një impiant me teknologji të lartë. Për pak edhe Fieri dhe Tirana janë në një proces të rëndësishëm për impiantet.