Gjatë seancën parlamentare këtë të enjte (9 korrik), kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla i kërkoi konsensus opozitës parlamentare për kodin zgjedhor në mënyrë që ato të t’ia rikthejnë me ndryshimet kushtetuese.

Balla u shpreh se mazhoranca është e gatshme për tu ulur e për të biseduar me opozitën parlamentare e në fund të arrihet një marrëveshje trepalëshepër reformën zgjedhore.

Balla: Të fokusohet i gjithë diskutimi parlamentar mbi mënyrën se si do të vijmë në parlament në legjislaturën e ardhshme, nuk është e vetmja gjë që duan qytetarët. Nuk mund t’i shmangem. Dua që t’i kthej përgjigje opozitës parlamentare që ka të bëjë me domosdoshmërinë për të implementuar marrëveshjen me opozitën jashtëparlamentare ashtu sikurse kemi rënë dakord. Duhet të kuptojmë që edhe pse ajo është një marrëveshje për të mos bërë asgjë, është një marrëveshje për të adresuar rekomandimet bazë të ODIHR.

Rikthimin në fushëbetejë edhe të një force tjetër politike të opozitës jashtëparlamentare është një dimension i rëndësishëm. Me ju, opozitën brenda Parlamentit, ne jemi të gatshëm të diskutojmë me ju sipas një procedure transparente që kanë të bëjnë me një hapje të pjesshme të listave. Ju keni kërkuar disa kufizime që kanë të bëjnë me koalicionet si dhe pragun kombëtarë. Hapja e listave është e rëndësishme, e kërkojnë qytetarët.

Parlamentarzimi e mbi të gjitha politika është arti i konsensusit. Ju do të jepni konsensusin sa i përket kodit, ne do iu japim konsensus për ndryshimet kushtetuese. Në fund të arrijmë një marrëveshje trepalësh dhe të organizojmë zgjedhje në pranverën e ardhshme, që të jenë të denja.

Thirrja ime për ata jashtë është se Kuvendi nuk merr urdhra, as porosi, ndërkohë që iu kërkoj atyre që ndaj deputetëve të vet që vijnë nga listat e tyre të tregojnë respekt, sepse në fund të fundit ne nuk i kemi votat dhe pjesa tjetër e sallës duhet domosdoshmërisht të mbështesin kodin. Do ua them troç që ne do e mbështesim hapjen e listave.

Pas këtij propozimi nga Balla, opozita parlamentare vendosi të braktisë parlamentin ku deputeti Myslim Murrizi ishte i fundit që foli dhe që iu përgjigj Ballës.

Ai u shpreh se nëse mazhoranca ka hapur ankandin për të joshur, intimiduar apo kërcënuar deputetët, atëhere duhet t’i harrojë 84 votat për marrëveshjen e Reformës Zgjedhore të Këshillit Politik.