Në “Tempora” nga Sonila Meço në RTV Ora, politologu Abdi Baletatha se Turqia bën mirë që e shtron problemin e organizatave terroriste në vendin tonë.

Sipas tij, se duhet të verifikohen informacionet që Turqia thotë se në vendin tonë ka një organizatë që e shqetëson popullin turk.

Baleta: Turqia ka punën e tyre. Ata bëjnë mirë që e shtrojnë problemin e Shqipërisë. Përderisa ata e konsiderojnë si organizatë terroriste, edhe Shqipëria mund të ketë probleme. Shqipëria mund të mos e ketë ndier rrezikun.

Ne na është bërë pyetje nëse jemi kërcënuar nga Feto. Por kërcënim nga Feto unë nuk ka dëgjuar, biles nuk kam pasur raste as nga prindër që i kanë dërguar në shkolla, por ëhstë mirë që ata na mbajnë në dijeni.

Ne duhet t’i verifikojmë informacionet që vijnë nga Turqia. Këtu është thënë para shumë vitesh se këtu janë 400 terroristë në Shqipëri. Është thënë nga një udhëheqës nga një shtetar i lartë shqiptar se është krijuar Hamasi.

Ndërsa Turqia po thotë se kjo organizatë që shqetëson Turqinë ndodhet në Shqipëri.