I ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTV Ora, kreu i PD-së në Fier, Luan Baçi u shpreh se Fieri konsiderohet me pa të drejtë si një bastion i socialistëve.

Baçi: Fieri konsiderohet me pa të drejtë si një bastion i socialistëve. Qarku i fierit është qarku i dytë më i madh pas Tiranës. Ne jemi të gjithë për të gjithë, por ka një ndarje zonash për një patronazh për të qenë më i fokusuar.

Rama shkoi direkt në Turqi dhe u lidh me Erdoganin, doli në TV dhe tha se spitali i Fierit do të bëhet për 3 muaj. Ai doli dhe bëri fushatë direkt nga Turqia. E kam ndjekur dhe nuk më erdhi mirë kur tha se do të mbarojë para fushatës spitali.

Rama nga ana e tij bënte batuta të lodhura, si ato që bën edhe kur është në Cakran të Fierit. Kjo gjoja për të treguar një afrimitet me Erdoganin. Po ta shohësh se si bëhet ai spital, ngjan me një hangar dhe me një stallë. Është një investim shumë i shpejtë. Deri tani nuk është gati, por akoma është në ndërtim.